Premier League

Jurgen Klopp, njeriu që ndryshoi historinë e Liverpoolit

Kur Jürgen Klopp zëvendësoi Brendan Rodgers në tetor 2015, skuadra e Liverpoolit pozicionohej e teta në Premier league dhe nuk kishte një organikë që të ëndërronte gjëra të mëdha. Prezantimi i tij me frazën e famshme “Unë jam Normali”, duke e diferencuar veten nga Mourinho dhe “I veçanti”, e bëri të qartë se ai ishte një teknik tjetër …, por nuk do ta merrte aq lehtë në “Anfield”.

Formacioni i parë titullar i Kloppit te Liverpooli ishtë ky: Mignolet; Clyne, Skrtel, Sakho, Alberto Moreno; Lucas Leiva, Emre Can, Lallana, Coutinho, Milner dhe Origi. Vendin e tetë e ruajti deri në fund të sezonit.

Dy vendet e katërta në sezonet 2016-17 dhe 2017-18 treguan se projekti “Klopp” po rritej më shumë jashtë kufijve të Ishujve Britanikë sesa në shtëpi, megjithëse trofetë nuk po vinin. Finalja e Europa League-s e humbur kundër Sevillas në vitin 2016 dhe finalja e Champions League në 2018 kundër Real Madridit i bënë njerëzit të ëndërrojnë, por qershia mbi tortë mungoi.

Deri në sezonin e tij të katërt në krye të Liverpoolit loja e egër në fushë nuk po përkthehej në trofe për vitrinën e “Anfield”, por erdhi më fund me titullin e kampionit të Europës (Championsi), i fituar në “Wanda Metropolitano” përballë Tottenhamit. Ishte trofeu i parë që Klopp ngriti si trajner i Liverpoolit e që u pasua nga Superkupa Europiane dhe Botërori i Klubeve, i siguruar dhjetorin e kaluar.

Më në fund erdhi edhe trofeu i Premier League-s, një vit pas atij kampionati të pazakontë, ku as 97 pikë nuk mjaftuan për të ngritur kupën. Ishte radha e tij: “Ne duam të krijojmë historinë tonë në Liverpool.” Misioni u përmbush.

 

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency