Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Juric “ngel në klasë” Berishën: Nuk pranon të jetë portier i dytë dhe stërvitet keq

Ivan Juric është një njeri i drejtpërdrejtë, ka qenë si futbollist dhe është si trajner. Tekniku aktual i Torinos, nuk ka dashur të përdorë filtra kur u pyet për situatën e Etrit Berishës, portierit të Kombëtares Shqiptare, të cilin e ka nën urdhrat e tij në klubin italian, por që nuk e grumbullon që pas 15 janarit.

Madje “gardiani” kuqezi nuk ka zbritur në fushë në asnjë ndeshje të Serisë A këtë sezon (ka qenë i grumbulluar në 13 raste). Arsyeja është e thjeshtë: Juric preferon Vanja Milinkovic-Savic si titullar, por ka më shumë.

“Berisha e ka vështirësi të bëjë portierin e dytë: stërvitet keq dhe kjo është e dëmshme. Kush nuk stërvitet mirë, mbetet jashtë”.

Lexo edhe:

Siç shpjegoi trajneri i Torinos, portieri shqiptar nuk e pranoi rikthimin si portier i dytë pasi ishte protagonist në javët e fundit të sezonit të kaluar.

“Vitin e kaluar dha një kontribut të madh, por tani e ka pasur të vështirë ta pranojë këtë situatë. Preferoj që ai të stërvitet veçmas dhe Gemello të bëjë të dytin”.

 

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...