Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Kupa e Italisë zbulon 2 finalistet, Tottenham do çerekfinalet e FA Cup

ESCLUSIVA MILAN Foto LaPresse - Spada 31 gennaio 2018 - Milano (Italia) Milan vs Lazio - Coppa Italia Tim Cup 2017 -2018 , Semi-Finale andata , Stadio S.Siro " Sport Calcio Nella foto: Nikola Kalinic EXCLUSIVE MILAN Photo LaPresse - Spada January 31, 2018 Milan (Italy ) Sport Soccer Milan vs Lazio- Italian Cup , Tim Cup 2017/2018 Semi- Final - " S.Siro Stadium " In the pic: Nikola Kalinic

Një e mërkurë e mbushur me ndeshje dhe spektakël në Supersport. Një vëmendje të veçantë sot do ta marrin dy gjysmëfinalet e kthimit në Kupën e Italisë aty ku do të mësohen edhe dy skuadrat që do të diskutojnë mes tyre finalen e madhe që do të zhvillohet në Olimpico të Romës. Vetëm pak ditë pasi u shtya sfida e kampionatit për shkak të motit të keq, Juventusi pret në shtëpi Atalantën me një objektiv të vetëm të shkojë në finale për të synuar ta fitojë për herë të 4-t radhazi Kupën e Italisë, diçka që do të ishte historike pasi në kohët moderne kjo nuk ka ndodhur kurrë. Fitorja 1-0 në transfertë në ndeshjen e parë favorizon ndjeshëm bardhezinjtë e Allegrit të cilët pavarsisht mungesave do ta kenë më të lehtë të arrinë finalen. Juventus-Atalanta do të nisë në orën 17:30 dhe do të transmetohet live në Supersport 2. Në mbrëmje do të luhet edhe sfida më e interesante e këtyre gjysmëfinaleve. Lazio pret në shtëpi Milanin në superformë, me kuqezinjtë që pas Romës do të kërkojnë të mposhtin edhe bardhekaltrit brenda në kryeqytet. Barazimi 0-0 i ndeshjes së parë lë gjithçka të hapur, edhe pse vendasit janë disi më favoritë, pasi Lazio ka patur një ecuri më të mirë në Kupë këto vitet e fundit dhe sezonin e kaluar shkoi deri në finale. Lazio-Milan do të fillojë në orën 20:45 dhe do të transmetohet gjitashtu në kanalin Supersport 2. Por në ekranin tonë mesjava e kupave, sjell edhe “replay-in” e takimit, Tottenham-Rochdale. Në Wembley skuadra e Pochettinos do të kërkojë kualifikimin përballë modestëve që luajnë në kategorinë e tretë por që i ndalën gjelat e Londrës në një barazim 2-2 në ndeshjen e parë. FA Cup është një mundësi e mirë për Tottenhamin për të fituar trofe në këtë sezon dhe kualifikimi në çerekfinale është misioni i vetëm që kanë Spurs-at për momentin.

 

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...