Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Juve bën detyrën ndaj Spalit, Etrit Berisha “tërbon” Ronaldon

Juventusi bëri detyrën në sfidën e “Allianz Stadium” ndaj Spalit, ku arriti të fitojë me rezultatin 2-0, me golat e shënuar nga Pjanic në 45-minutëshin e parë dhe Cristiano Ronaldo në pjesën e dytë.

Problemet me dëmtimet në krahët e mbrojtjes, tekniku Sarri i kishte zgjidhur me Matuidi në krahun e majtë dhe Cuadrado në të djathtë, ndërsa bardhezinjtë arritën të dominojnë tërësisht takimin.

Megjithatë ishte Etrit Berisha që konfirmoi se është jo vetëm pika më e fortë e Spalit, por edhe portieri më në formë i kampionatit italian, duke mbajtur të paprekur kuadratin e të tijve deri në minutën e 45-të.

Megjithatë pikërisht kur pritej që arbitri të vërshëllente fundin e pjesës së parë, boshnjaku Miralem Pjanic lëshoi një goditje fantastike nga vija e 16 metrave, duke dërguar sferën në trekëndëshin e portës së gardianit nga Prishtina dhe duke kaluar Juven në avantazh.

Edhe pjesa e dytë ishte një dialog i vazhdueshëm i sulmuesve të Juventusit, Ronaldo e Dybala, me Etrit Berishën, që bëri disa herë mrekullinë, por u thye në minutën e 78’, kur portugezi shënoi me kokë golin e dytë për bardhezinjtë.

Edhe minutat e mbetura vazhduan nën dominimin e të zotëve të shtëpisë, ndërsa Ronaldo i shkoi sërish pranë golit në dy raste, por Berisha “bëri detyrën”, duke merituar natyrisht edhe komplimentet e portugezit në minutat shtesë të takimit.

Juventusi merr kështu 3 pikët, që e çojnë përkohësisht në krye të klasifikimit me 16 pikë në total, në pritje të Sampdoria-Inter, që do të luhet në orën 18:00 të ditës së sotme.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...