Merkato

Juve dhe Suarez thonë “jo”, koha e pamjaftueshme

Suarez dhe Juventus thonë mirupafshim edhe pa u bashkuar. Sulmuesi i Barcelonës ka hedhur poshtë mundësinë e transferimit në Serinë A për të luajtur së bashku me Ronaldon dhe Dybalan. Arsyeja është pamundësia për t’u pajisur me pasaportë italiane në kohën e duhur.

Uruguajani, përmes përfaqësuesve të tij, ka marrë konfirmimin se, edhe nëse do të kalonte provimin e nevojshëm për të marrë nënshtetësinë italiane, nuk do të ishte në gjendje ta merrte pasaportën në kohë për të kaluar tek Juventusi dhe për t’u regjistruar në listën e Championsit brenda datës 6 tetor, që është afati i fundit.

Nga ana tjetër, Suarez dëshiron të luajë në Ligën e Kampionëve, kjo është arsyeja pse ka vendosur t’u thotë “jo” bardhezinjve. Tani 33-vjeçari do të jetë i gatshëm për të pranuar propozime të tjera interesante nga klube të nivelit të lartë (për sa kohë që ata luajnë në garën më të lartë europiane). Marrëdhëniet midis uruguaian dhe Barcelonës mbeten të tensionuara. Klubi praktikisht e ka skarcuar, ndërsa lojtari kërkon një shumë të majme dëmshpërblim për prishje të kontratës, afërisisht aq sa përfiton në një vit te Barcelona (rreth 15 milionë euro).

Barça, për të lehtësuar dëmin ekonomik, është gati të t’i paguajë një pjesë të pagës Suarezit, vetëm që të largohet nga “blaugranat”.

Në këtë pikë, Juvetusit nuk i mbetet gjë tjetër veçse të bëjë presion për të blerë Edin Dzekon nga Roma.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency