Andre Gomes përfundon në shënjestër të Juventusit. Bardhezinjtë kanë zgjedhur mesfushorin e Barcelonës si përforcim të mundshëm në rast se nuk arrijnë dot te Matuidi. Gjithsesi te Barcelona nuk dëshirojnë të privohen lehtësisht nga portugezi për të kërkon jo më pak se 40 milionë euro. Gjithsesi te Barcelona mund të nisin negociatat nisur edhe nga interesimi i klubit katalanas për Dybala-n me Barcen që ka nisur të lëvizë për argjentinasin menjëherë pas largimit te Neymar.
