Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Juve e ka seriozisht për Neymar, ofron dy “yje” dhe parа̀

Nga faqet e “El Mundo Deportivos” vjen një lajm sensacional rreth merkatos së Juventusit. Sipas të përditshmes spanjolle, bardhezinjtë po tentojnë të transferojnë në Torino Neymar Junior dhe këtë kërkojnë ta bëjnë duke ofruar dy lojtarë për të ulur çmimin e kartonit të brazilianit, për të cilin dy vite më parë PSG shpenzoi plot 222 milionë euro (klauzola e largimit) për t’ia shkëputur Barcelonës.

Paratici mësohet se ka ofruar Paulo Dybalan dhe Blaise Matuidinë, plus një shumë të konsiderueshme parash për të bindur drejtuesit parizienë.

Një goditje që do t’i siguronte Sarrit sulmuesin e kërkuar, duke qenë se Icardi është më pranë Napolit, ndërsa Higuain po kërkohet me ngulm nga Roma.

Fantamerkato apo realitet? Sipas medies në fjalë, Juve po mendon seriozisht për futbollistin e “Seleçaos”. Kjo vërtetohet edhe nga zërat e shumtë për një takim në Kinë mes drejtuesve bardhezi menaxherit Pini Zahavit, që po bën ndërmjetësin mes klubit italian dhe atij francez.

Neymar e ka ndarë mendjen për t’u larguar nga Parisi, por në Europa janë të pakta skuadrat që mund të përballojnë kërkesat e tij ekonomike. Barcelona duket se është tërhequr përfundimisht nga Neymar, pas blerjes së Antoine Griezmann, tashmë Juventusi e ka rrugën të hapur për ta bashkuar O’Ney-n me Cristiano Ronaldon.

 

 

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...