Andre Gomes mund të largohet nga Barcelona për t’iu bashkuar Juventusit në Serinë A. Pas një sezoni në hije te Blaugranat, portugezi pritet të transferohet te kampionët e Italisë, të cilët mendojnë se mund ta përshtasin më lehtë 24-vjecarin në skemat e Allegrit. Me blerjen e Paulinhos dhe afrimin e mundshëm të Seri, për Gomez hapësiat te Barca do të ishin minimale.
