Serie A

Juve-Inter po afron, Allegri dhe Spalletti fiksojnë formacionet!

Juventus-Inter po afron. Të premten në mbrëmje në Allianz Stadium do të vihet në skenë derbi i Italisë dhe një nga sfidat më të bukura dhe më të rivalizuar në futboll. 11 pikë është diferenca në klasifikim mes bardhezinjëve dhe zikaltërve por në një ndeshje të vetme gjithçka mund të ndodhë dhe Interi nuk qëndron aspak inferior ndaj Juventusit që dominon futbollin italian prej 7 vitesh. E premtja po afron dhe dy trajnerët Allegri dhe Spalletti kanë zgjidhur edhe dilemat e fundit përsa u përket formacioneve që do të zbresin në fushë. Khedira dhe Barzagli janë mungesat e sigurta të Juves për arsye dëmtimi ndërkohë që Spalletti në krahun tjetër i ka të gatshëm të gjithë futbollistët pasi edhe Radja Nainggolan pritet të grumbullohet për këtë duel por me shumë gjasa do ta nisë ndeshjen nga stoli. Max Allegri edhe në derbin e Italisë pritet të aplikojë skemën 4-3-3, me Szczesny  në portë, mbrojtja me ishin e madh të sfidës Joao Cancelo në të djathtë, Bonucci dhe Chiellini në qëndër dhe De Scglio në të majtë duke marrë në konsideratë faktin që Alex Sandro vjen nga një dëmtim dhe nuk është në 100% të formës.

Në mesfushë do të veprojë treshja Pjanic, Bentancur, Matuidi ndërsa sulmi do të përbëhet nga tre fantastikët, Dybala, Ronaldo, Mandzukic edhe pse argjentinasi është në balotazh me Cuadradon për një fanellë titullari. Te Interi me skemën 4-2-3-1 në portë do të jetë si gjithmonë Handanovic, pikëpyetja më e madhe e Spallettit është në krahun e djathtë të mbrojtjes me Vrsalkjon që është kthyer nga dëmtimi por favorit mbetet D’ambrosio. Në qëndër do të jetë muri i formuar nga dyshja Skriniar-De Vrij, ndërsa në të majtë i përhershmi dhe një tjetër ish i kësaj sfide, ganezi Asamoah. Në mesfushë Vecino dhe Brozovic do të jenë para mbrojtjes ndërsa Joao Mario ka fituar duelin me Borja Valeron për të zëvendësuar Nainggolan në rolin e trekuartistit. Politano dhe Perisic gjithnjë e më shumë në hije do të jenë mbështetësit e Icardit në krahët e sulmit me Balde Keitan që pavarsisht tre golave në 2 ndeshjet e fundit të Serie A, pritet ta nisë nga stoli. Juve-Inter do të luhet të premten në orën 20:30 dhe do të keni mundësi ta ndiqni live në Supersport 2.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

To Top