Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Juve ka gati “kartën” për të rikthyer Pogba, pritet betejë me Realin e Madridit

Pogba

Hipoteza e rikthimit të Paul Pogba te Juventusi po bëhet gjithnjë e më konkrete, teksa sipas mediave angleze, duket se Manchester United dhe klubi bardhezi kanë avancuar negociatat për një shkëmbim të bujshëm gjatë merkatos verore.

Kështu drejt Anglisë pritet të niset qendërmbrojtësi holandez Mathijs De Ligt, për të cilin Juventus shpenzoi rreth 80 milionë euro një sezon më parë, por djaloshi nuk arriti të përshtatet me futbollin italian dhe në shumicën e rasteve ka luajtur i favorizuar nga dëmtimet e Chiellinit e Demiral.

Nga ana tjetër “Djajtë e Kuq” nuk kanë arritur të zgjidhin problemet në prapavijë me afrimin e Harry Maguire, ndaj do të ishin të lumtur po të merrnin edhe holandezin, për të formuar një digë të fortë para kuadratit të mbrojtur nga spanjolli David De Gea.

Po sipas mediave angleze, Juventus po shtyn për një shkëmbim kokë më kokë, por drejtuesit e Manchester United këmbëngulin për të marrë edhe një shifër prej 30 milionë eurosh, përveç holandezit De Ligt, në këmbim të kampionit të botës, Paul Pogba.

Ky i fundit e ka shprehur qartë dëshirën për t’u larguar nga Manchesteri, ndërsa edhe De Ligt nuk duket fort i lumtur me zgjedhjen që bëri verën e kaluar ndaj shkëmbimi mes të dyve do t’u interesonte si klubeve ashtu edhe vetë futbollistëve të përfshirë.

Megjithatë mbetet për t’u parë edhe sjellja e Realit të Madridit gjatë kësaj vere, pasi “Los Blancos” kanë shfaqur interes për të dy futbollistët dhe do të bënin maksimumin për të penguar këtë shkëmbim dhe për t’u ndryshuar destinacionin drejt Madridit atyre.

Pogba është një fiksim i vjetër i Zinedine Zidane, që provoi ta marrë në Madrid që verën e kaluar dhe e ka kërkuar me prioritet për këtë verë, ndërsa De Ligt shihet si pasuesi ideal i Sergio Ramos, të cilit kanë filluar t’i rëndojnë vitet mbi supe.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...