Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Juve kërkon ish sulmuesin e Interit, nisin negociatat me Raiolën dhe Genoan

Juventusi po punon me menaxherin Mino Raiola për të sjellë në Torino sulmuesin e rritur në akademinë e Interit, Andrea Pinamonti, i cili aktualisht është në pronësi të Genoas, ku nuk po arrin të shfaqet në nivelin e kërkuar.

Sulmuesi u shit nga Interi te gjenovezët verën e kaluar për shifrën e 18.5 milionë eurove, me një pakt që zikaltrit do ta blejnë sërish futbollistin për më tepër se 20 milionë euro në verën e 2021-shit, por duket se së fundi milanezët kanë humbur interesin për të, pasi janë përqendruar te 18-vjeçari Esposito.

Pikërisht për këtë arsye është futur në garë Juventusi, që ka marrëdhënie mjaft të mirë me klubin e Genoas dhe është gati të paguajë 25 milionë euro për kartonin e Pinamontit dhe për më tepër, at lërë aty edhe për të paktën një tjetër sezon.

Kjo pasi strategjia e klubit bardhezi është që të blejë sa më shumë të rinj të talentuar italianë, që t’i lërë në huazim nëpër klube të ndryshme të Serisë A, me shpresën që ata do të shpërthejnë dhe t’u bashkohen torinezëve më pas.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...