Serie A

Juve kthen sytë nga kampionati, shqetëson dëmtimi i Demiral

Juventus do të provojë të lërë menjëherë pas shpine zhgënjimin që pësoi prej eliminimit nga Liga e Kampionëve dhe do të përqendrojë të gjithë energjitë në kampionat, ku në fundjavë e pret një transfertë e komplikuar si ajo ndaj Cagliarit.

Ndonëse janë 10 pikë larg Interit kryesues, bardhezinjtë besojnë ende te titulli kampion, aq më tepër që këtë javë kanë për të rikuperuar edhe ndeshjen e prapambetur me Napolin, që në rast fitoreje mund t’i çojë edhe më pranë zikaltërve.

Megjithatë në Sardenjë Andrea Pirlo do të udhëtojë pa mbrojtësin turk Merih Demiral, i cili ka shfaqur një problem muskulor dhe do të qëndrojë rreth 3 javë jashtë fushave, ndaj pritet të rikthehet vetëm në derbin ndaj Torinos, në fillim të muajit prill.

Në vendin e turkut në mbrojtje pritet të luajë Danilo, që ndaj Portos mungoi për shkak pezullimi, ndërsa treshen e prapavijës do ta kompletojnë De Ligt e Bonucci, me Chiellinin që pritet të niset nga pankina.

Pjesa tjetër e grupit është e plotë në dispozicion të trajnerit Pirlo dhe ndaj Cagliarit mund të ketë disa minuta në dispozicion edhe për Paulo Dybalën, që ka filluar të kryejë stërvitje të pjesshme me grupin.

Ndërkohë shqetësimi i vetëm në kampin bardhezi lidhet me lajmin se ish portieri Marco Storari ka rezultuar pozitiv ndaj Covid-19. Ai mbulon rolin e Drejtuesit të Zhvillimit profesional të talenteve dhe ka qenë në kontakt me skuadrën ditët e fundit, ndaj Pirlo po “kryqëzon gishtat” që të mos jetë infektuar ndonjë nga futbollistët.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency