Futboll

Juve-Lazio, “ajka” e mbrëmjes, spektakël i garantuar në Bayern-Dortmund

Luhet Juventus-Lazio, pa dyshim ndeshja më e rëndësishme e javës së 26-të të Serisë A, rezultati i së cilës ka rëndësi të veçantë për bardhezinjtë sa i përket garës së titullit, ndërsa bardhekaltërve pikët e fituara në këtë fushë të vështirë do t’u rritnin kredencialet për zonën Champions.

Në orën 20:45, në “Allianz Stadium”, skuadra e Simone Inzaghit do të kërkojë të befasojë “Zonjën e Vjetër”, që për të fituar titullin e 10-të radhazi do të duhet të rikuperojë 10 pikë nga Interi krysuesues. Do të jenë 7 pikë nëse bardhezinjtë do të triumfojnë më 17 mars në ndeshjen e prapambetur ndaj Napolit.

Sa u përket formacioneve, Pirlo humb ururguajanin Bentancur për shkak të COVID-19, por nga infermieria rikuperon Cuadradon dhe Bonuccin. Kolumbiani do të jetë titullar, ndërsa mbrojtësi do ta nisë sfidën në stol. McKennie-Rabiot, dyshja e mesfushës, CR7-Kulusevski në sulm. I skualifikuar është Frabotta.

Nuk ia del për të qenë i gatshëm ndaj Juves Lazzari, i ndalur për shkak të një problemi në gju. Në mbrojtje mund të tërhiqet Marusic, me aktivizimin e Fares në mesfushë. Në sulm, dyshja Immobile-Correa.

Transemtimet e sfidave të Serisë A nisin që në 15:00 me Spezia – Benevento, ndërsa në orën 18:00 luhet Udinese – Sassuolo.

Një nga sfidat më të rëndësishme të kësaj të shtune është pa dyshim Bayern M. – B. Dortmund, që do të zhvillohet në orën 18:30 dhe vjen për të pasionuarit e futbollit gjerman nëpërmjet kanalit Eurosport 2. Verdhezinjtë, jashtë garës për titullin e Bundesligës, kërkojnë me çdo kusht pikë në “Allianz Arena” për të mos humbur të paktën pjesëmarrjen në Champions. Nga ana tjetër, bavarezët ndiejnë nga pas dihatjen e Leipzigut, me vetëm dy pikë më pak, rreziku më i madh për skuadrën e Hansi Flick. Më herët, në orën 15:30, do të transmetohet M’Gladbach – Leverkusen, kuptohet po në Eurosport 2.

Në mbrëmje, në orën 21:00, Barcelona pret Osasunan në kuadër të javës së 26-të të La Ligas. Katalanët ndoshta janë konsumuar për shkak të sforcimit të madh në gjysmëfinalen e kthimit të Kupës së Mbretit, ndaj Sevillas, të cilën e eliminuan me një përmbysje historike pas kohës shtesë, megjithatë, në Pamplona do të kërkojnë maksimumin, për të mos iu ndarë Atleticos, që kryeson me 5 pikë më shumë. Më herët, në orën 16:15, Sevilla do të jetë mysafire në fushë ne Elches.

Nga kampionati francez është përzgjedhur sfida e orës 21:00, Brest – PSG, ndërsa nga Eredivisie Feyenoord – VVV (16:30). Në fakt, takimi që çel transmetimet futbollistike në SuperSport do të jetë Burnley – Arsenal (13:30).

 

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency