Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Juve-Milan duel për zonën Champions dhe Donnarummën

Me çështjen titull të arkivuar për kënaqësinë e Interit, në Itali presin me shumë interes sfidën e rëndësishme Juventus – Milan, që do të kushtëzojë ambiciet për një vend në Champions të dy skuadrave dhe jo vetëm.

Rezultati i ndeshjes së të dielës së ardhshme në “Juventus Stadium”, do të shënjojë edhe fatin e Gigio Donnarummës, i ndarë në mëdyshje mes rinovimit me Milanin, që nuk mund t’i garantojë më shumë se 8 milionë euro në vit dhe joshjes së bardhezinjve.

Të dielën me shumë mundësi do të vendoset edhe se cila do të shkojë në Champions mes skuadrave të Juves apo Milanit, dhe në atë pikë, klubet do të fitojnë garën edhe për Donnarummën.

Nuk janë ditë të lehta për portierin, që u sulmua edhe nga tifozët,por pavarësisht se u mor në mbrojtje nga Maldini, pozicionet mes Milanit dhe menaxherit të tij Mino Raiola, mbeten goxha të distancuara.

Agjenti kërkon plot 12 milionë euro në sezon për të hedhur firmën në një kontratë të re, ndërsa Milani nuk lëviz nga oferta prej 8 milionësh. Hendeku është goxha i madh, dhe në Torino shikojnë një mundësi për të realizuar goditjen e madhe, dhe me një fitore të dielën në stadiumin ku Milani nuk ka fituar kurrë mund të realizonin një parakalim vendimtar, në garën për Championsin dhe për portierin.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...