Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Juve në ankth për Demiral, bllokohet largimi i Ruganit

Prej disa javësh kishte lënë në stol “80 milionë euro” dhe po luante titullar në krah të Bonuccit, duke bindur të gjithë, me trajnerin Sarri në krye, por një dëmtim i preu hovin mbrojtësit turk të Juventusit, Merih Demiral.

Ky i fundit shënoi golin e parë të bardhezinjve në transfertën ndaj Romës që në minutën e tretë, ndërsa rreth minutës së 20-ë la fushën e lojës i dëmtuar, për t’u zëvendësuar pikërisht nga De Ligt.

Fillimisht u fol për një shembje në gju, por te Juventusi dyshojnë për një dëmtim më të rëndë, që mund t’u hapë telashe bardhezinjve, të cilët momentalisht vuajnë edhe mungesën e mbrojtësit Giorgio Chiellini, që u operua në fillim të sezonit.

Bllokohet në këtë mënyrë largimi i mbrojtësit Daniele Rugani, që pritet të gjejë më shumë hapësira, pasi tani ka vetëm De Ligt dhe Bonuccin para vetes, ndërsa drejtuesit e Juves po mendojnë për ndonjë përforcim tjetër, në rast se konfirmohet një dëmtim i rëndë për Demiral.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...