Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Juve në emergjencë për mesfushorë, gati firma me ish-objektivin e Interin

Juve në emergjencë për mesfushorë, gati firma me ish-objektivin e Interin
Juve në emergjencë për mesfushorë, gati firma me ish-objektivin e Interin

Në verë ishte shumë pranë Interit, por tashmë Lazar Samardzic mund të veshë fanellën e rivalëve të urryer të zikaltërve, Juventusit. Sipas medias italiane, bardhezinjtë kanë nisur kontaktet me Udinesen për të marrë shërbimet e mesfushorit të talentuar serb, kartoni i të cilit vlerësohet rreth 20-25 milionë euro.

Giuntoli ka bërë një propozim paraprak te Udinese, për të marrë mesfushorin që në janar në huazim për 4-5 milionë euro, me të drejtë blerjeje për 17-18 milionë euro në fund të sezonit.

Lexo edhe:

Kjo e drejtë blerjeje mund të shndërrohet në detyrim blerjeje, nëse bardhezinjtë sigurojnë kualifikimin në Champions League edicionin e ardhshëm, teksa oferta ka joshur jo pak bardhezinjtë e Udineses, pasi shifra shkon pak a shumë 22 milionë, aq sa do të paguante Interi në verë.

Vlen të theksohet se te Juventusi janë të detyruar të përforcohen në mesfushë, pasi kanë humbur shërbimet e Paul Pogba dhe Nicola Fagiolit, të pezulluar i pari për përdorim dopigu dhe tjetri për përfshirje në baste sportive.

Lajme të tjera

Formula 1

Homoseksualiteti i deklaruar nga Ralf Schumacher ka qenë një nga temat e diskutuara në konferencën për shtypin të FIA-s, këtë të enjte, në Çmimin...

Futboll

Trajneri i Fenerbahçes, Jose Mourinho është shumë i fokusuar në merkato, për ta përforcuar skuadrën e tij që të jetë sa më konkurruese jo...

Serie A

Në ditën e prezantimit të Thiago Mottës si trajneri i ri i Juventusit foli edhe Cristiano Giuntoli. Drejtori teknik i bardhezinjve e nisi me...

Gjermani

Bayer Leverkusen ka zyrtarizuar këtë të enjte transferimin e Martin Terrier. 27-vjeçari vjen nga skuadra franceze e Rennes dhe ka firmosur për pesë sezone...