Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Juve në kërkim të një “pyke”, Pirlo nxjerr emrin e francezit Giroud

Juventus u rikthye te fitorja, pasi mposhti Udinesen me rezultatin 4-1 në “Allianz Stadioum” në një ndeshje ku protagonist ishte padyshim portugezi Cristiano Ronaldo, që dha një asist për Chiesën dhe shënoi dy gola vetë.

Megjithatë trajneri Andrea Pirlo nuk mund të jetë plotësisht i lumtur me organikën që ka në dispozicion, pasi dje u konfirmua sërish se pa një si Morata në sulm, puna bëhet më e vështirë për Cristiano Ronaldon, ndërsa Dybala nuk i ka cilësitë për të bërë pykën.

Pikërisht për këtë arsye drejtuesit e Juventusit janë vënë në kërkim të një qendërsulmuesi, për ta pasur si alternativë të p[arë në rast mungese të spanjollit dhe për momentin po studiohen disa emra “low cost”, teksa vetë Pirlo ka shtuar në listë edhe francezin Olivier Giroud.

“Është një lojtar mjaft interesant, që padyshim do të na shërbente shumë, port ë shohim çfarë mund të bëjmë gjatë këtyre ditëve. Shpresojmë të bëjmë diçka, për të qenë më të kompletuar edhe në atë pozicion”, deklaroi Pirlo.

Francezi është në vitin e fundit të kontratës dhe në verë mund të largohet me parametra zero, por bardhezinjtë duan ta marrin që në janar, ndonëse nuk do të jetë aspak e vështirë, pasi Chelsea po kalon një moment mjaft të vështirë dhe trajneri Lampard rrezikon shkarkimin, ndaj drejtuesit nuk kanë ndërmend të largojnë asnjë lojtar gjatë kësaj periudhe.

Drejtuesit e Juventusit kanë një marrëveshje totale edhe me sulmuesin polka Arkadiuz Milik, por nuk mund ta marrin menjëherë, pasi Napoli pretendon shumë, ndonëse 26-vjeçarit i kanë mbetur edhe pak muaj në kontratë.

Nëse nuk do të arrihet te asnjëri prej këtyre, atëherë Juventus do të synojë afrimin e njërit mes Graziano Pelle, i cili është lojtar i lirë prej pak ditësh dhe Leonardo Pavoletti, i cili nuk bën më pjesë në planet e Cagliarit.

Që të dy këta nuk janë emra bindës për një skuadër që dëshiron të fitojë trofe, por do të pranonin pankinën pa u ndjerë dhe do të tregoheshin të gatshëm të luanin sa herë që Pirlo të kishte nevojë për ta.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...