Connect with us

Hi, what are you looking for?

Champions League

Juve në krizë, edhe lojtarët habiten me zgjedhjet e Allegrit

Situata tek Juventusi nuk është aspak e qetë pas humbjes me Benfican, që ka vënë seriozisht në diskutim kalimin e fazës së grupeve. Te “Zonja e Vjetër” duhet të nxjerrin përgjegjësitë e kësaj ecurie të dobët dhe i pari që vihet në shënjestër është trajneri Allegri. Dhe ka arsye për ta bërë këtë, sepse edhe lojtarët, madje ata me më shumë përvojë, janë të çuditur nga zgjedhjet e teknikut bardhezi.

Siç është raportuar nga “Amazon Prime Video”, duket se Angel Di Maria, pas vërshëllimës së trefishtë të gjyqtarit, i është drejtuar me habi polakut Arkadiusz Milik me fjalët:  “Pse ju zëvendësoi?!”

Kjo pyetje e bërë nga argjentinasi (pa e ditur se do të kapej nga kamerat) kuptohet që i referohet Allegrit, i cili në minutën e 70-të hodhi në fushë Fagiolin në vend të ish-sulmuesit të Napolit.

“E hoqa Milikun sepse, duke aktivizuar Di Marian, ne ishim në telashe në mesfushë. Më duhej të largoja atë ose Vlahovicin. Milik dukej më I lodhur,” – ishte shpjegimi i dhënë nga trajneri në konferencën pas ndeshjes.

Milik, i cili ka pasur impakt të menjëhershëm që kur iu bashkua “Zonjës së Vjetër”, nuk deshi të krijonte polemika kur u pyet për bisedën me Di Marian: “Janë gjëra që do të mbeten mes nesh”.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...