Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Juve nuk heq dorë nga rikthimi i Pjanic, por prioritet mbetet Locatelli!

Juventusi nuk e braktis  idenë për të risjellë Miralem Pjanic përsëri në radhët e,tyre por sinjale të përziera po vijnë nga Barcelona. Nëse merret si e mirëqenë që klubi katalanas është i interesuar të lejojë largimin e boshnjakut  pas vetëm një sezoni, fakti që trajneri Koeman ka vendosur Pjanic në miqësoren kundër Nastic ka bërë që situata të mos duket aq e thjeshtë për Zonjën e Vjetër. Nuk ka gjasa që Barça të ndryshojë strategji, por Juventusi nuk është i vetëm në garë për Pjanic pasi edhe Tottenham ka shfaqur interes për të.

Sidoqoftë, përparësia për mesfushën e Allegrit mbetet Manuel Locatelli me lojtarin e Sassuolo i cili e ka bërë të qartë se ai dëshiron vetëm kalimin te bardhezinjtë. Drejtuesit e Sassuolos megjithatë nuk janë gati të pranojnë çdo lloj ofertë por kanë vendosur disa kushte ekonomike.

Jo-ja e parë për Juventusin erdhi në propozimin e 5 milion në vit për huanë dy-vjeçare plus 25 milion dhe bonuse. Sassuolo, kërkon një marrëveshje me detyrim blerjeje, por gjithashtu dëshiron të marrë të paktën 40-45 milion euro, teksa dhe Arsenali duket se është i gatshëm të paguajë pak a shumë një vlerë të tillë për Locatellin. Juventus ka si avantazh dëshirën e mesfushorit që është kalimi te Zonja e Vjetër. Kërkesa e Sassuolos është e qartë 8-10 milionë për huazimin, kontratë më detyrim blerjeje në shumën e 35 milionë eurove.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...