Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Juve pa Ronaldon në Brescia, frikë nga debutimi i Balotellit!

Pas fitores së vështirë në Allianz Stadium ndaj Veronës, Juventusi po përgatitet për transfertën e Rigamontit ndaj Brescias një ndeshje jo e lehtë siç e la të kuptohet edhe trajneri Sarri, për më tepër që në këtë transfertë bardhezinjtë do të jenë pa yllin e tyre Cristiano Ronaldo. Pas fjalëve të Sarrit ka ardhur edhe konfirmimi zyrtar nga ana e klubit bardhezi. Ronaldo ka mbetur jashtë listës së të grumbulluarve për sfidën ndaj Brescias për shkak të një problemi me aduktorët dhe do të jetë mungesa e madhe e bardhezinjëve në këtë takim. Në krahun tjetër ndërkohë Brescia do të mbështet te Mario Balotelli i cili ka përfunduar pezullimin prej 4 ndeshjesh dhe do të debutojë me dallëndyshet. Në shumicën e debutimeve të tij me skuadrat e reja Balotelli ka lënë shenjë duke shënuar kështu që Juventusi është i paralajmëruar.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Champions League

Borussia e Dortmundit në gjysmëfinale të Championsit. Skuadra gjermani bëri mrekullinë në ndeshjen e kthimit ndaj Atleticos së Madridit, të cilin e mposhti 4-2,...