Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Juve ‘piketon’ pasuesin e Di Marias, kushton 30 mln Euro

Juventus kthen vëmendjen nga Domenico Berardi. Bardhezinjtë kanë piketuar pikërisht sulmuesin italian për të zëvendësuar argjentinasin Angel Di Maria, i cili qëndroi vetëm një sezon në Torino.

Berardi është një dëshirë e vjetër e bardhezinjve, por edhe një lojtar shumë i pëlqyer nga drejtori i ri sportiv, Cristiano Giuntoli, i cili më herët ka provuar ta marrë edhe te Napoli, por pa sukses.

Allegri ka planifikuar të luajë me skemën 4-3-3 dhe Berardi do të ishte profili i duhur për të “bërë me krahë” skuadrën, bashkë me italianin tjetër, Federico Chiesa.

Krahas cilësive teknike dhe eksperiencës së Berardit, bardhezinjtë vlerësojnë edhe kombësinë, pasi kanë si objektiv të rritin prezencën e italianëve në ekip.

Për të marrë kartonin e Berardit, Juventus do të duhet të paguajë rreth 30 milionë euro, shifër që mund të ulet nëse në marrëveshje me Sassuolon përfshihet edhe ndonjë nga të rinjtë e talentuar të bardhezinjve.

Lajme të tjera

Lajme

Shqipëria është gati për të nisur aventurën e saj në Euro 2024. Kuqezinjtë zhvilluar seancën e fundit stërvitore para sfidës së parë me Italinë,...

Euro 2024

“Besoj që performanca nuk ishte aq e mirë siç e kishim përgatitur. Ka gjëra që duhen përmirësuar, i kemi lejuar shumë hapësira Italisë e...

Euro 2024

Kroacia do të jetë kundërshtari i radhës për Shqipërinë në Grupin B të Euro2024. Skuadra kuqezi vjen pas humbjes me Italinë, por pa humbur...

Bundesliga

Borussia Dortmund nuk humb kohë, teksa vetëm pak orë pas largimit të trajnerit Edin Terziç, emëron edhe pasuesin e tij. Turku Nuri Sahin do...