Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Juve punon me rinovimet, tre futbollistë pranë firmës mbi kontratën e re

Pasi morën konfirmimin se vetëm 3 futbollistë janë prekur nga koronavirusi, madje edhe ata nuk kanë simptoma, drejtuesit e Juventusit kanë filluar të mendojnë tashmë për planet e skuadrës për sezonin e ri.

Duke përfituar edhe nga ndërprerja e kampionatit momentalisht, drejtuesit e klubit kanë nisur diskutimet për rinovimin e kontratës me tre prej futbollistëve që janë të lidhur me klubin bardhezi deri në fund të këtij sezoni.

Bëhet fjalë për portierin Gianluigi Buffon, i cili do të vijojë të jetë numri dy i portës, pavarësisht viteve të shumta mbi supe, pasi sa herë që ka luajtur, ka dhënë garanci me formën e tij të mirë dhe pritjet e sakta.

Futbollisti tjetër që do të rinovojë, është edhe lideri i prapavijës, Giorgio Chiellini, i cili këtë sezon qëndroi për një kohë të gjatë në infermieri, për shkak të një operacioni në gju, ndërsa tani është gati për të zbritur edhe një sezon në fushë.

Edhe mesfushori francez Blasé Matuidi duket se ka bindur me paraqitjet e tij, ndaj edhe për këtë të fundit do të ketë një tjetër kontratë, këtë herë të vlefshme për dy sezonet në vijim, duke parë edhe moshën më të re të tij.

Aktualisht palët janë duke negociur termat e marrëveshjeve të reja, që duket se janë në rrugën e mbarë për t’u finalizuar dhe së shpejti pritet edhe komunikimi zyrtar i arritjes së akordit.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...