Serie A

Juve sërish për pazar në Bundesligë, synon firmën me një mbrojtës të majtë

Alex Sandro dhe Mattia De Sciglio nuk po bindin aspak te Juventusi në këtë fillim sezoni, ndaj drejtuesit e Juventusit janë vënë në lëvizje për të gjetur një tjetër mbrojtës për krahun e majtë.

Sipas mediave italiane, emri që ka përfunduar në listën e Cherubinit është ai i Ramy Bensebaini, algjerian që luan me Borussia Monchengladbach dhe që ka kontratë deri në fund të sezonit me klubin e Bundesligës.

Palët janë larg rinovimit dhe te Juventusi besojnë se mund ta marrin që në janar me një çmim simbolik futbollistin 27-vjeçar, që shquhet për cilësitë teknike, shpejtësinë dhe saktësinë në ekzekutimin e goditjeve standarde.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency