Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Juve sulm për Orsolinin, por Bologna kërkon shumë

I rritur në akademinë e Juventusit, Riccardo Orsolini shpërtheu sezonin e kaluar te Bologna nën drejtimin e Sinisa Mihajlovic, ndërsa në verë bardhezinjtë e shitën përfundimisht sulmuesin e talentuar te skuadra kuqeblu.

Edhe këtë sezon Orsolini po shfaqet si protagonist, teksa me golat dhe lojën e tij të mirë, por merr për dore skuadrën emiliane, drejt një vendi në Kupat e Europës, ndërsa në Torino po përgatiten ta rikthejnë sërish në bazë.

Kjo pasi klubi i Juventusit po përgatitet për të rinovuar skuadrën dhe sheh te Orsolini njeriun e duhur për ta afruar në skuadër, pasi është i ri, italian dhe njeh mjaft mirë ambientin në klub, duke qenë se është rritur aty.

Megjithatë drejtori Sportiv i Bolognës, Walter Sabatini u ka prerë vrullin bardhezinjve, pasi në një intervistë të dhënë për mediat lokale, ka deklaruar se kartoni i Orsolinit kushton 70 milionë euro dhe se primare është që sulmuesi të mbetet edhe një sezon si kuqeblu.

“Orsolini është duke luajtur mirë dhe është normale që të ketë oferta për të. Vlerësimi im për kartonin e sulmuesit është jo më pak se 70 milionë euro, por theksoj se nuk kemi në plan ta largojmë këtë verë. Ai ndiqet me vëmendje edhe nga Mancini, ndaj besoj se shumë shpejt do ta shohim edhe pjesë të Kombëtares. Besoj se e meriton një vend në Kampionatin Europian”, deklaroi Sabatini.

Riccardo Orsolini është vetëm 23 vjeç dhe sezonin e kaluar shënoi 8 gola në 43 ndeshje me fanellën e Bolognës, ndërsa këtë sezon ka gjetur rrugën e rrjetës 7 herë në 23 ndeshje, duke qenë shumë pranë thyerjes së rekordit personal të golave në një sezon.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...