Juventus kthen sërish sytë nga Keita Balde i Lazio-s. Klubi bardhezi që prej kohësh tenton firmën me senegalezin, i ka propozuar një tjetër ofertë ekipit bardhekaltër.
20 milionë Euro, plus 5 të tjera bonuse është oferta që “Zonja e Vjetër” i ka vendosur në pjatë Lazio-s. Megjithatë presidenti Claudio Lotitot është i qartë, nuk dëshiron më pak se 30 milionë Euro për 22-vjeçarin. Gjithsesi merkato mbyllet më 31 Gusht dhe deri atëherë gjithçka mund të ndodhë.
