Connect with us

Hi, what are you looking for?

Itali

Juve ultimatum Chiesës: Rinovim me ulje page ose largohu!

Në shtëpinë e Juventusit kanë nisur përgatitjet për sezonin e ri, por ndërkohë ka disa çështje, duke nisur nga ajo e Federico Chiesa-s. Vjen nga një sezon i komplikuar dhe nga një europian për t’u harruar.

Sulmuesi i krahut kontrata e të cilit skadon në 2025 gjendet përballë 3 alternativave te bardhezinjtë; të rinovojë me ulje page me Juventusin, të qëndrojë si një i divorcuar në shtëpi, ose të lërë Torinon.

Në gjurmët e tij javët e kaluara ishte vënë Roma, por ditët e fundit verdhëkuqtë kanë bërë hapa pas, duke lënë gjithçka. Lëvizje që ka komplikuar planet e Giuntoli dhe të lojtarit.

Lexo edhe:

I vlerësuar rreth 25 milionë euro Chiesa duhet të vlerësojë me kujdes zgjedhjet e ardhshme, pasi ekziston rreziku që nëse qëndron në Torino të jetë jashtë projektit në pritje që t’i skadojë kontrata duke kaluar më shumë kohë në stol se sa në fushë.

Një hipotezë që të dyja palët duan ta evitojnë. Opsioni i parë është një rinovim i kontratës me Juven, por me ulje të pagës, një zgjedhje që nuk pranohet nga futbollisti i cili ësshtë i hapur për shitjet te blerësi më i mirë, ose me një shkëmbim, ndoshta me Sanchon te United.

Për momentin Chiesa preferon më shumë një eksperiencë jashtë me mundësinë për të luajtur Championsin se sa një ekip brenda Italisë.

Lexo edhe:

Dëshirë kjo që redukton opsionet dhe mban pezull edhe situatën e Mathias Soule, anësor që Motta e preferon ndaj Chiesës për tredhëmbëshin, dhe komplikon dhe tratativat për objektivin Koopmeiners, më i vështirë për t’u arritur pa paratë që do të vinin nga largimi i Chiesës.

Lajme të tjera

Merkato

Antonio Conte e kishte një nga dëshirat e merkatos dhe presidenca e Napolit ia ka plotësuar. Alessandro Buongiorno është futbollisti më i ri i...

Itali

Juventus zyrtarizoi para disa ditësh firmën me portierin Michele Di Gregorio që sezonin e shkuar ishte pjesë e Monzas. Bardhezinjtë paguan 18 milionë euro...

Futboll

Sulmuesi nga Guinea, Serhou Guirassy, i cili zhvilloi një sezon të mrekullueshëm me Stuttgartin, ishte i zgjedhuri për sulmin e Borussias së Dortmundit, që...

Premier League

Një tjetër futbollist shqiptar në Premier League. Futbollisti kuqezi, Matteo Dashi, do të jetë pjesë e skuadrës së parë të Crystal Palace duke nisur...