Juventusi dhe Borussia e Dortmundit janë vetëm 5 milionë euro larg marrëveshjes për Emre Can. Bardhezinjtë kërkojnë 30 milionë euro për turko-gjermanin, ndërsa verdhezinjtë ofrojnë 25 milionë. Gjithsesi, vullneti i mirë që kanë të tria palët (Juve, Borussia dhe vetë futbollisti) të bën të mendosh se do të gjendet shumë shpejt gjuha e përbashkët, madje brenda të premtes.
Nëse do të prevalojë pozicioni i Juves, mundtë procedohet me huazim për 6 muaj, me të detyrim blerjeje nga Dortmundi, ndërsa me shifrat që dëshirojnë drejtuesit verdhezinj, do të bëhej që tani kalimi i kartonit të mesfushorit në pronësi të Dortmundit.
26-vjeçari ka shprehur gatishmërinë e tij për të hequr dorë nga një pjesë e mirë e pagës prej 6 milionë eurosh në sezon që përfiton tek Juvja (i skadon kontrata në vitin 2022), me vullnetin për të nënshkruar për 4 vitet e ardhshme me Dortmundin.