Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Juventus akord total me mesfushorin Milinkoviç-Saviç

Në pritje të emërimit të trajnerit të ri, drejtuesit e Juventusit po punojnë paralelisht edhe për të përforcuar skuadrën me elementë që pritet të rritin konkurrencën dhe cilësinë në ekip.

Kështu sipas mediave italiane, Fabio Paratici dhe Pavel Nedved janë rikthyer fuqishëm në skenë për të marrë shërbimet e mesfushorit serb Sergei Milinkoviç-Saviç dhe kanë arritur tashmë marrëveshjen me menaxherët e tij.

Hapi i radhës do të jenë negociatat me Cvlaudio Lotitton, i cili paraqet një vështirësi më vete për të bërë marrëveshje, por duket se këtë herë numri një i bardhekaltërve ka ulur pretendimet e tij në rreth 100 milionë euro.

Megjithatë Juventusi nuk ka ndërmend ta paguajë këtë shumë të gjithën në kesh, por do të ofrojë përfshirjen në marrëveshje edhe të disa futbollistëve, emrat e të cilëve do të diskutohen në ditët në vijim.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...