Juventus “blindon” Ranocchian, i rinovon kontratën deri më 2027-ën

Ndonëse ka luajtur shumë pak në Serinë B me Vicenzën, mesfushori në pronësi të Juventusit, Filippo Ranocchia gëzon besimin e drejtuesve të klubit, të cilët i kanë rinovuar kontratën edhe për 5 sezonet e ardhshme.
Futbollisti 21-vjeçar është rritur në akademinë e Juves dhe cilësohet si një mesfushor me mjaft perspektivë, teksa me kontratën e re, bardhezinjtë e kanë “blinduar” deri në verën e 2027-ës.
Por pavarësisht kësaj, edhe sezonin e ardhshëm Ranocchia pritet të luajë larg Torinos, pasi plani i drejtuesve të Juves është ta huazojnë në Serinë A, për të fituar eksperiencë dhe sa më shumë minuta.
