Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

Juventus e lë me pasoja, Atletico humb edhe në transfertën ndaj Bilbaos

Humbja tronditëse ndaj Juventusit, që u përkthye në eliminim nga Liga e Kampionëve, duket se ka lënë pasoja te Atletico e Madridit, që sot pësoi një tjetër disfatë, këtë herë në kampionatin spanjoll.

Të besuarit e Diego Simeones nuk arritën t’i japin vazhdimësi serisë prej 4 fitoresh radhazi në La Liga, pasi u mposhtën me rezultatin 2-0 në transfertën baske ndaj Athletic Bilbaos.

Los Colchoneros bënë shumë pak për të fituar në këtë takim, ndryshe nga vendasit që treguan nivel të lartë grinte dhe shënuan dy herë në 20 minutat e fundit, fillimisht ne Inaki Williams dhe më pas me Kodro.

Humbja lë në vendin e dytë të renditjes Atleticon e Madridit, por mund t’i shërbejë Barcelonës që të shkëputet me 10 pikë diferencë në krye, nëse ia del të marrë maksimumin nga transferta andaluziane përballë Real Betisit.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...