Connect with us

Hi, what are you looking for?

Itali

“Juventus është historia ime unike”, Del Piero zbulon dy klubet e Premier League që i refuzoi

Alessandro Del Piero është një ikonë e Juventusit, teksa ish-sulmuesi zgjodhi që ta kalonte të gjithë karrierën me bardhezinjtë duke qëndruar në Torino për plot 19 sezone e duke u shndërruar në flamurin e bardhezinjve. Pavarësisht momenteve të vështira të Juventus ku madje ekipi luajti edhe në Serie B, sërish Del Piero nuk i mendoi kurrë seriozisht ofertat nga klubet e tjera dhe sidomos nga Premier League. Së fundmi, 49-vjeçari zbulon se pati ofertë nga Neëcastle dhe Manchester United, por i refuzoi ato pasi ndjehej i lumtur te Juventus.

“Kam pasur oferta nga Premier League, ishin dy klube; Neëcastle dhe Manchester United. Por, asgjë nuk ndodhi pasi unë isha kapiten i Juventusit dhe mbi të gjitha isha i lumtur aty. Juventus për mua ishte gjithçka. Isha një tifoz i Juventus që prej fëmijërisë. Nuk isha në kërkim të parave, plus që më paguanin shumë mirë edhe në Torino.

Lexo edhe:

Më pas u bëra kapiten dhe qëndrova aty për 19 sezone. Kalova gjithçka aty nga parajsa në ferr, por jam i lumtur për të gjithë eksperiencën time. Juventusi është një histori unike dhe një udhëtim unik për mua.

Nuk jam penduar kurrë për zgjedhjet e mia, as për momentin kur vendosa të luaja në Serie B me Juventus. Ishte një zgjedhje e vështirë, por jam i lumtur për vendimin që mora”, u shpreh Del Piero.

Lajme të tjera

Lajme

Shqipëria është gati për të nisur aventurën e saj në Euro 2024. Kuqezinjtë zhvilluar seancën e fundit stërvitore para sfidës së parë me Italinë,...

Euro 2024

“Besoj që performanca nuk ishte aq e mirë siç e kishim përgatitur. Ka gjëra që duhen përmirësuar, i kemi lejuar shumë hapësira Italisë e...

Euro 2024

Sulmuesi kryesor i Italisë në këtë Europian, Gianluca Scamacca foli në konferencë për shtyp para ndeshjes me Shqipërinë. Lojtari që aktivizohet me Atalantën në...

Kombëtare

Erjon Bogdani vijon të jetë golashënuesi më i mirë në historinë e kombëtare shqiptare me 18 rrjeta. Ish-sulmuesi i njohur, i cili në Itali...