Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Juventus “fluturon”, Ronaldo shënon dhe thyen rekordin e Inzaghit

Cristiano Ronaldo në pjesën e parë dhe Mario Mandzukic në të dytën, dërguan topin në rrjetën e portës së Spalit dhe i dhanë Juventusit fitoren e 12 në 13 javët e para të kampionatit italian.

Përveçse zhbllokoi ndeshjen, me golin e sotme, Cristiano Ronaldo shënoi edhe një rekord me fanellën bardhezi, pasi arriti të shënojë golin e 10 në vetëm 16 ndeshje në sezonin debutues me Juventusin.

Portugezi theu rekordin e Philippo Inzaghit, të cilit iu deshën 18 javë për të shënuar 10 gola, por edhe Gonzalo Higuainit, që iu deshën plot 20 javë për të prekur këtë shifër.

Nga ana tjetër, bardhezinjtë kanë kompletuar një nisje perfekte të sezonit, duke fituar gjithçka, përveç atij hapi fals ndaj Genoas dhe tashmë renditen në kuotën e 37 pikëve, të ndjekur nga Napoli me 28.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...