Connect with us

Hi, what are you looking for?

Itali

Juventus gjen pasuesin e Di Marias, rikthen një ish në skuadër

Juventus dhe Angel Di Maria do të ndajnë rrugët në fundin e këtij sezoni teksa argjentinasi do të provojë një eksperiencë të re pas Italisë. Nisur nga mosha e Di Marias, kërkesat e larta financiare, por edhe pakënaqësitë e lojtarit me trajnerin Massimiliano Allegri, drejtuesit e “Zonjës së Vjetër” vendosën të mos rinovojnë kontratën e sulmuesit anësor.

Nga ana tjetër, drejtuesit e italianëve kanë nisur tashmë punën për të zëvendësuar 35-vjeçarin teksa i preferuari edhe si një alternativë “low cost” është Riccardo Orsolini. Lojtari që ka një kontratë deri në vitin 2024 me Bolognan, e ka veshur edhe më parë fanellën e Juventusit kur bardhezinjtë e transferuan nga Ascoli në moshën 20-vjeçare si një talent me shumë perspektivë.

Lexo edhe: 

Por, në atë periudhë Orsolinit nuk iu besua një vend në skuadrën e parë duke përfunduar në huazim tek disa klube. Megjithatë, tashmë në moshën 26-vjeçare mund të jetë edhe momenti i duhur për t’u bashkuar me bardhezinjtë që në fakt nuk janë të vetëm në garë pasi për Orsolinin ka shfaqur interes edhe Lazio me Fiorentinën.

Lajme të tjera

La Liga

Eric Garcia u detyrua të largohej nga Barcelona këtë merkato teksa u transferua te Girona me anë të formulës së huazimit. Pasi debutoi me...

Legjionarët

30 mijë tifozë polakë në stadiumin ‘Wojska Polskiego’ të Varshavës, thërrasin në kor emrin e Ernest Muçit, i cili bëri një 70-minutësh për kornizë...

Kombëtare

Kushtojnë shtrenjtë flakadanët e hedhur në fushë në fillim të ndeshjes me Poloninë nga tifozët kuqezi, duke shkaktuar ndërprerjen e ndeshjes për disa minuta....

Kombëtare

Shtatori kuqezi sjell një rekord të ri për Shqipërinë edhë në renditjen botërore të FIFA-s. Falë barazimit në Pragë me Çekinë dhe fitores ekzaltuese...