Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Juventus-Inter, derbi i Italisë për kroatin Ivan Rakitic

Ivan Rakitic është lojtari i parë i Barcelonës që me shumë mundësi do të largohet nga kampionët e Spanjës sapo të hapet merkatoja e janarit. Ka luajtur titullar në vetëm një takim nga 11 gjithsej të La Ligas, ndërsa në Champions në asnjë rast. Është zgjedhja e pesti në hierarkinë e mesfushës, por mbetet mbetet një emrat më të kërkuar, në merkato, sidomos në Serinë A, ku ka një derbi me Juventusit dhe Interit.

Të dyja skuadrat italiane, që kryesojnë Serinë A, e kanë objektiv 31-vjeçarin, i cili është i lidhur në kontratë me “blaugranat” deri në vitin 2021.

Bardhezinjtë, kampionë në tetë edicionet e fundit të fundit të Serisë A, dëshiron të bëjnë një hap cilësor për të fituar Ligën e Kampionëve për herë të parë që nga viti 1996, për këtë arsye po mendojnë seriozisht për kroatin.

Kohët e fundit ka patur një kontakt të nivelet më të larta drejtuese mes Juves dhe Barçës, me temë pikërisht blerjen e mundshme të mesfushorit nga kampionët e Serisë A.

Në Barcelonë e kanë të qartë që Rakitic mund të largohet në janar, por drejtuesit katalanë nuk duan të nxitohen, sepse kanë mbetur edhe gati dy muaj deri sa të hapet sesioni i ri i merkatos.

Mirëpo Juventusi duhet të bëjë mirë llogaritë me skuadrat e Milanos, veçanërisht me Interin, që prej kohësh po ngulmon për Rakiticin. Conte, pas humbjes me Dortmundin në Champions kritikoi hapur drejtuesit për merkaton, pasi gjatë verës nuk iu vunë në dispozicion të gjithë elementët që kishte kërkuar.

 

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...