Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Juve-Inter, sonte luhet për kreun, për ego, për historinë

Juventusi do të presë Interin në “Allianz Stadium”, në përballjen e 169 të atij takimi që cilësohet si derbi i Italisë, data e të cilit rrethohet në kalendar, që në momentin e hedhjes së shortit. Të dy skuadrat ia dolën të marrin fitore të rëndësishme javën e kaluar, ndërsa tani janë gati të përballen në një nga sfidat më të bukura të viteve të fundit mes tyre.

Pas fitores javën e kaluar në “San Paolo”, ndaj Napolit, bardhezinjtë duan të mposhtin dhe të parakalojnë një tjetër rival për titull, për t’i treguar botës së futbollit se Juventusi është gjithmonë aty, i gatshëm të luftojë si në kampionat, ashtu edhe në Champions.

Skuadra e Allegrit do të gjejë përballë Interin, që mposhti të dielën e kaluar Chievon me rezultatin e thellë 5-0 dhe tani mban me meritë kreun e renditjes. Zikaltrit e Spallettit janë e vetmja skuadër që nuk e ka provuar shijen e humbjes në këto 15 javë të kampionatit, teksa do të kërkojnë që të ruajnë këtë statistikë edhe sonte, përballë njërit prej rivalëve më të ‘egër’.

Skuadra e Massimiliano Allegrit do të bazohet te forma e mirë e Gonzalo Higuainit, por edhe tek teknika e lartë e lojtarëve si Dybala, Douglas Costa, apo Pjaniç, për të mposhtur kundërshtarin, ndërsa mbetet ende në dyshim prezenca e kapitenit Buffon mes shtyllave.

Nga ana tjetër, Spalletti ndryshon shumë pak dhe pret shumë prej 3-shes sulmuese Candreva-Icardi-Perisiç, të cilët po kalojnë një moment të shkëlqyer, ndërsa bashkëpunimi mes tyre ka arritur në kufijtë e perfeksionit. Kapiteni zikaltër ka shënuar plot 16 gola në 15 takimet e para, ndërsa vlen të evidentohet fakti se Juventusi dhe Buffon bëjnë pjesë te ‘viktimat’ e tij të preferuara.

Sfida Juventus-Inter do të gjykohet nga arbitri Paolo Valeri, një emër që ka shkaktuar mjaft polemika dhe është akuzuar shpesh se favorizon bardhezinjtë. Në 27 takime me Valerin, Juventusi ka fituar 16, barazuar 6 dhe humbur 5, ndërsa ka akorduar 11 penallti në favor dhe vetëm 2 kundër.

Nga ana tjetër, Valeri ka gjykuar zikaltrit në 22 takime, nga të cilët Interi ka fituar 9, barazuar 7 dhe humbur 6, ndërsa numëron edhe 10 penallti kundër dhe 2 në favor. Gjithsesi, me sistemin VAR, që aplikohet në Serinë A, shanset që një takim të vendoset nga gjyqtari janë gjithmonë e më minimale.

Formacionet e mundshme:
Juventus (4-3-2-1): Szczesny; De Sciglio, Benatia, Chiellini, Asamoah; Matuidi, Pjaniç, Khedira; Mandzukiç, Douglas Costa; Higuain
Inter (4-2-3-1): Handanoviç; D’ambrosio, Skriniar, Miranda, Santon; Vecino, Gagliardini; Candreva, Borja Valero, Perisiç; Icardi

Kuriozitete për derbin e Italisë:

1. Janë luajtur 168 ndeshje, nga të cilat 80 janë fituar nga Juventusi, 46 nga Interi dhe 42 kanë përfunduar në barazim.
2. Luciano Spalletti ka fituar vetëm një ndeshje ndaj Juventusit, nga 21 të tilla.
3. Në 15 golat e fundit të Interit kanë marrë pjesë të paktën njëri nga 3-shja Candreva-Icardi-Perisiç.
4. Bardhezinjtë janë ekipi që shënon më shumë me goditje nga distanca, plot 8 të tillë në 15 javët e para.
5. Candreva dhe Perisiç janë futbollistët me më shumë asiste në 15 javë.
6. Juventusi ka shënuar 41 gola në 15 javë të Serisë A, duke vendosur një rekord më vete.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...