Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Juventus kërkon sulmues, del në skenë emri i brazilianit të City-t

Maurizio Sarri i dha një shans tjetër këtë verë Gonzalo Higuainit, që të mbetet te Juventusi, por sulmuesi argjentinas nuk po bind dhe shpeshherë është nisur nga stoli, ndërsa drejtuesit e klubit bardhezi kanë filluar të mendojnë për një tjetër sulmues për sezonin e ri.

Në krye të listës mbetet ish kapiteni i Interit Mauro Icardi, që këtë sezon po luan në huazim te Paris Saint Germain, por së fundi ka dalë në skenë një tjetër emër i bujshëm, braziliani i Manchester Cityt, Gabriel Jesus.

Ambienti në klubin anglez nuk është fort i qetë, pas bllokimit që UEFA u bëri për dy sezone në kupat europiane, dënim që nëse do të konfirmohet edhe në apel, do të pasohet me një eksod futbollistësh nga City.

Megjithatë sulmuesi brazilian nuk ka luajtur rregullisht kohët e fundit, pasi në shumicën e rasteve Guardiola ka preferuar Sergio Agueron, ndaj drejtuesit e klubit anglez do të ishin të hapur të negocionin shitjen e Gabriel Jesus, për një shifër prej minimalisht 70 milionë eurosh.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...