Connect with us

Hi, what are you looking for?

Angli

“Juventus klub i madh dhe prestigjioz”, babai i mesfushorit i “shkel syrin” italianëve

“Juventus është një klub i madh dhe prestigjioz”. Janë këto fjalë e babait dhe njëkohësisht agjentit të Alexis Mac Allister, Carlos. Bardhezinjtë duket se janë vendosur në ndjekje të lojtarit që aktivizohet me Brighton në Premier League teksa sigurisht Kupa e Botës rezultoi të ishte një reklamë e mrekullueshme për 24-vjeçarin.

Mac Allister nuk ishte projektuar titullar nga tekniku i Argjentinës, Lionel Scaloni, por ia doli ta fitonte vendin e tij dhe tashmë rreth tij janë të shumta klubet që e kërkojnë. Së fundmi, në lidhje me interesimin e Juventus dhe jo vetëm, foli babai i tij Carlos i cili theksoi se Mac Allister ndihet mirë edhe në Angli ndërsa shtoi se nuk mund të japë një vlerë për kartonin e djalit të tij.

“Juventus është një klub i madh dhe një nga më prestigjiozët në botë. Ajo që mund të them për momentin është fakti se do të ulemi së bashku me klubin e Brighton dhe do të analizojmë propozimet, pastaj do të diskutojmë të ardhmen e Mac Allister.

Për momentin Mac Allister ndjehet mirë në Angli dhe i është falenderues Brighton, ndërsa ende nuk mund të flasim për çmimin. Gjithashtu, nuk mund të zbuloj edhe cili klub na ka kontaktuar, nuk mund të jap informacione sepse mund të prishin negociatat aktuale apo ato së të ardhmes”, u shpreh Carlo, babai i Mac Allister.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...