Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Juventus i madh në Wembley, bardhezinjtë ëndërrojnë me dyshen Higuain-Dybala

Sport i çuditshëm futbolli. Juventusi, edhe pse ju mohua ajo penallti e pastër ndaj Douglas Costës në minutën e 16-të, u mor para me topa nga Tottenham për 64 minuta. Në atë pikë Allegri që i duhej të shënonte dy gola në gjysëm ore, gjeti shpëtimtarët te dy yjet e sulmit , Higuain dhe Dybala që përfituar nga rënia fizike dhe psikologjike e Tottenham për ta përmbysur ndeshjen në 3 minuta.

Gonzalo Higuainit deri tani nuk i kishin mjaftuar 52 gola në 90 ndeshje me Juven për të bërë të heshtnin skeptikët me shprehje të tipit “luan në Itali por në Champions zhduket. El Pipita në Wembley edhe pse vinte nga një dëmtim dhe me vetëm një stërvitje e gjysëm në këmbë, mori skuadrën mbi shpatulla me një gol nga ata që di të grabisë në zonë dhe me pastaj duke veshur kostumin e asistmenit për të çuar te goli edhe Dybala-n.

Nëse nuk je një kampion, fanellën me numrin 10 të Juves e shikon vetëm në dyqanin e klubit, dhe Dybala ndaj Tottenham bëri atë që duhet të bëjë një kampion. Një tjetër gol me peshë pas atij që mund të ketë vlejtur një copez titulli ndaj Lazios. Në Wembley me miliona sy përsipër gjeti sërish goditjen që të gjithë prej tij presin.Dybala është gati për të tjera mbrëmje të tilla, ndoshta duke pasur përreth një Juventus që vuan më pak.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...