Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Juventus-Matuidi, bashkë edhe sezonin tjetër

Ka luajtur në 31 ndeshje, ka shënuar një gol dhe ka dhënë 2 pasime vendimtare këtë sezon. Maurizio Sarri nuk heq dorë kurrë nga Blaise Matuidi. Gjatë verës ai u konsiderua pothuajse i tepërt, por trajneri toskan e rikuperoi, duke e bërë një lojtar thelbësor për lojën e tij. Prania e tij në fushë i jep ekuilibrin skuadrës, falë francezit, Sarri mund të hedhë në fushë tredhëmbëshin Ronaldo-Higuain-Dybala, sepse jep më shumë siguri dhe qetësi në fazën mbrojtëse.

Kontrata e francezit Matuidi, megjithatë, skadon në muajin qershor të këtij viti, por “martesa” midis tij dhe Juventusit është e destinuar të vazhdojë. Në marrëveshje, në fakt, ekziston një mundësi për një vit tjetër kontratë, sigurisht nëse të dyja palët duan ta ushtrojnë. “Është e sigurt që Blaise do të mbetet në Juvja”, – tha menaxheri i francezit, Mino Raiola. Juve-Matiudi do të jenë bashkë të paktën edhe për një vit.

 

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...