Serie A

Juventus-Milan, “Djalli” kërkon “parajsën” në “Allianz Stadium”

Juventus-Milan është sfida e emocioneve që përçon vibrime të forta në këtë fazë kyçe të kampionatit italian. Bardhezinjtë duan sa më parë të sigurojnë matematikisht titullin kampion të Serisë A, që do të vinte në rast të një triumfi të “Zonjës së Vjetër” ndaj kuqezinjve, shoqëruar me një humbje të Napolit në shtëpi përballë Genoas ditën e diel. Kryesuesit e tabelës së klasifikimit do të tentojnë të çojnë kështu në 84 numrin e pikëve të grumbulluara, teksa sfidohen nga vendi i katërt në klasifikim.

Juventusi, që synon më të gjitha forcat suksesin në Champions këtë sezon, pretendon të mbyllë sa më parë çështjen e titullit. Trajneri Allegri është shumë i motivuar për këtë sfidë, duke e përgatitur me kujdes formacionin me organikën që disponon, që, duhet thënë, është shenjuar nga dëmtimët e shpeshta javët e fundit.

Nga ana tjetër qëndron Milani, që ndryshe nga bardhezinjtë do t’i kërkojë tri pikët si “ujin në shkretëtirë”, pas ecurisë aspak pozitive të javëve të fundit. Situata e kompromentuar për objektivin Champions i bën edhe më vulnerabël e njëkohësisht më të motivuar djemtë e Gattusos. Që nga sezoni 2012-2023 Milani nuk ia ka dalë të ngjitet më lart se vendi i gjashtë në tabelën e klasifikimit të Serisë A, një statistikë që nuk i përshtatet historikut dhe statusit madhor të këtij klubi. Milani nuk ia ka dalë të mposhtë bardhezinjtë që nga tetori i viti 2016, një motiv më shumë për të thyer hegjemoninë e Juventusit.

Juventus-Milan është një sfidë që shpërndan gjithmonë magji në ajër dhe krahas objektivave dhe rëndësisë që kanë për skuadrat respektive pikët e fitores, në lojë është edhe krenaria e këtyre klubeve, që përgatiten të përplasin brirët në një duel spartanësh në “Allianz Stadium”.

Po nga Seria A, në orën 15:00 do të transmetohet Parma-Torino, ndërs anë mbrëmje, në orën 20:30, Roma është e detyruar të kërkojë me çdu kusht suksesin në transfertë me Sampdorias, për të qëndruar në garë për vendin e katërt.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency