Juventusi ka arritur të fitojë me rezultatin minimal 1-0 ndaj Genoas, në ndeshjen e fundit të javës së 21-të të Serisë A dhe ka marrë 3-pikëshin aq të vlefshëm në garën për titullin kampion.
Ka mjaftuar një gol i Douglas Costës në pjesën e parë, që bardhezinjtë të ruajnë hapin e Napolit, në pritje të ndonjë gabimi të skuadrës së Sarrit, për të marrë kreun e renditjes.
Skuadra e Allegrit dominoi takimin ndaj kuqebluve, por nuk arriti të shënojë më shumë se një herë, ndërsa vlen të veçohet ‘agjërimi’ prej më tepër se një muaji i Gonzalo Higuainit.