Superkupa e Italisë

Juventus-Napoli, ora 21:00, duel i zjarrtë për trofenë e parë sezonal

Luhet Superkupa e Italisë, Juventus-Napoli. Në “Mapei Stadium”, më Reggio Emilia, do të jepet trofeu u parë i sezonit 2020-2021. “Zonja e Vjetër”, fituese e titullit të Serisë A, përballë napolitanëve, që triumfuan në Kupën e Italisë.

Humbja në “San Siro” ndaj Interit ka lënë gjurmë në kampin bardhezi. Triumfi i mundshëm në Superkupë do të ishte një shfaqje karakteri dhe force dhe do të hiqte të gjitha dyshimet që lindën pas performancës së dobët, të dielën në mbrëmje. Andrea Pirlo kërkon trofenë e parë të sezonit dhe për ta arritur këtë qëllim kërkon qasje tjetër nga ana e lojtarëve.

Nga ana tjetër, Napoli vjen me moral dhe entuziazëm, falë ecurisë pozitive në ndeshjet e fundit, kur spikat fitorja me goleadë 6-0 ndaj Fiorentinës, në Serinë A.

Juventusi dhe Napoli janë përballur tri herë në Superkupën e Italisë: në vitet 1990, 2012 dhe 2014. Në dy raste kanë triumfuar napolitaët, (1990 dhe 2014) dhe në një rast bardhezinjtë (2012). Zonja e vjetër ka mundur të triumfojë në 15 raste në Superkupën e Italisë, ndaj Napolit synon trofenë e radhës në edicionin e 33-të.

Juventusi ka arritur të shënojë në tetë ndeshjet e fundit në Superkupë dhe për herë të fundit nuk e ka gjetur golin në vitin 2005, teksa u mposht nga Interi me finalizimin e Veron.

Npaoli kërkon të ruajë një miniserinë pozitive kundër bardhezinjve: në dy ndeshjet e fundit ka mundur të fitojë një takim dhe të barazojë një tjetër.

Vëmendje të veçantë për Moratan e Juves dhe Lozanon e Napolit. Janë futbollistët e vetëm që kanë mundur të shënojnë në të gjitha kompeticionet në këtë sezon ((Serie A, Kupa e Italisë dhe Europa) dhe nuk duan të humbin takimin me golin as në Superkupë.

 

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency