Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Juventus në ankth për Mandzukic

Juventusi kryqëzon gishtat për Mario Mandzukic. Sulmuesi u largua nga fusha i dëmtuar në sfidën kualifikuese të Botërorit Rusi 2018 mes Kroacisë dhe Finlandës dhe fjalët e trajnerit të përfaqësues ballkanase Ante Cacic, lidhur me gjëndjen e 31-vjecarit kanë trembur bardhezinjtë dhe trajnerin e tyre Massimiliano Allegri.

Mandzukic është një lojtar i pazëvendësueshëm në skemat e trajnerit të Juves dhe mungesa e tij për një kohë të gjatë do të ishte një problem i madh për Allegrin. Ish sulmuesi i Bayernit ishte autori i golit të avantazhit provizor në sfidën mes Kroacisë dhe Finlandës ndërsa më pas u largua nga fusha i dëmtuar pasi mori një goditje në kavilje. Fjalët e  Cacic po mbajnë në ankth Juventusin sepse në përfundim të sifdës trajneri i Kroacisë deklaroi se 31-vjecari ka problem serioze dhe në kampin bardhezi i druhen një mungese të gjatë të lojtarit.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...