Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Vendosin dy ish, Benatia e Sczezsny i japin fitoren Juvenusit ndaj Romës

Ai rast i humbur nga Schik në shtesë është fotografia që përshkruan 90 minutëshin e luajtur në “Alianz Stadium” ku Romën e ndali vetëm Szczesny për të dalë me pikë nga shtëpia e Juventusit në supersfidën e kësaj fundjave në Serie A. Skuadra e Massimiliano Allegrit, me shumë vështirësi ia doli mbanë për të ruajtur të paprekur stadiumin e ri ndaj verdhezinjve duke u mjaftuar me një gol të shpejtë në pjesën e parë. Nuk ishte as Mandzukic e as Cuadrado apo Higuain por ish-i Mehdi Benatia që ndëshkoi ekipin kryeqytetas duke përfituar nga rrëmuja në zonën e Romës për ta shtyrë topin në rrjetë.

Roma e shokuar nuk arriti të reagonte madje mund të kishte pësuar sërish por fati dhe Higuain në një formë jo optimale e kursyen skuadrën e Di Francescos. Me kalimin e minutave, ndeshja u impostua në planin fizik ku të dyja skuadrat dueluan fort në mesfushë, ndërsa mbrojtja bardhezi ruajti qetësinë. Sa më shumë ndeshja i afrohej fundit, aq më shumë Roma flirtoi me golin dhe përvec tentativës së Florenzit në të 80-ën edhe turku Under kërkoi kuadratin në të 88-ën por u përball sërish me murin bardhezi, një miksim mes Szczenyt dhe mbrojtësve torinezë. Në krahun tjetër, Pjanic rrezikoi golin e një tjetër ish-i por boshnjaku u kundërshtua nga tranversa . Një fitore karakteri kjo e skuadrës kampione të Italisë që i jep një sinkal të qartë kampionatit dhe kristalizohet bashkë me Napolin në betejën e titullit duke i dhënë njëkohësisht një shuplakë të fortë ekipit verdhekuq që më shumë se terren në këtë luftë, mund të humbasë moralin për të vazhduar rrugën deri në fund. Më poshtë gjeni kronologjinë e plotë të ndeshjes minutë pas minute.
95′ Përfundon sfida, pas shumë vuajtjesh në minutat e fundit Juventusi ruan avantazhin dhe merr një fitore me shumë vlera

94′ Sczezsny bëhet hero. Çfarë humbet Schik i vetëm përballë polakut pas një dhurate që mori nga mbrojtja e bardhezinjëve

92- Traversa tashmë i thotë jo golit të Pjanic

88′ Szczesny me këmbë i heq festën e golit të riut turk Under

80′ E pafat Roma. Shumë pranë barazimit verdhekuqtë, por traversa i thotë jo golit të De Rossit, pas asistit perfekt të De Rossit

77′ Zëvendësim te Juvja, Cuadrado i lë vendin Bernardeschit

71′ Dzeko kishte shansin ideal për të barazuar shifrat por nuk shënjestron siç duhet

69′ Allison pret goditjen e Pjanic nga distanca

67’Di Francesco forcon sulmin, largon El Sharaawy fut në lojë Schik

66′ Allison mban në lojë Romën i heq mundësinë e golit Matuidit

61′ Probleme për Mandzukic pas një kontakti me Nainggolan

54′ Aksion spektakolar i Juventusit, por Higuain godet mbi traversë pas asistit të Khediras

48’Higuain nuk gjen pasimin fitues për Matuidi, mbyll hapësirat mbrojtja e Romës

46′ Fillon pjesa e dytë

‘Përfundon pjesa e parë me avantazhin 1-0 të Juventusit

41′ E lehtë për Allison goditja e Mandzukic nga larg

32′ E pasaktë goditja nga distanca e Nainggolan që përfundon mbi traversë

27’Rasti më i mirë për Romën. Perotti pas një kundërsulmi të shpejtë gjen saktësisht El Shaarawy por Scezny bën mrekullinë

23′ Ndërhyrje e rëndë e De Rossit ndaj Barzaglit, ndëshkohet me karton të verdhë kapiten i Romës

18’Juventusi gjen avantazhin me mbrojtësin maroken Mehdi Benatia. Pas krosimit nga këndi godet fillimisht Chiellini që ndalet nga Allison por topi i kthyer nga portieri i Romës shkon në këmbët e qëndërmbrojtësit tjetër të bardhezinjëve Benatia i cili në tentativën e parë godet traversën ndërsa më pas e çon topin në rrjetë. Një gol si ish ky për Benatia që përpara se të transferohej te Bayerni mbante veshur fanellën e Romës

http://www.dailymotion.com/video/x6c5a59

17′ Fazio shpëton Romën pasi heq topin nga këmbët Higuain duke e larguar topin në këndore

13’Florenzi tentoi një gol spektakolar në goditjen e tij fluturimthi por ndërkohë El Shaarawy ishte i lirë brenda zone dhe nuk u shërbye

8′ Sërish shfaqet rrezikshëm Juventusi. Krosim perfekt i Matuidit për Mandzukic, por kroati nuk gjen portën në goditjen e tij me kokë

6′ Rasti i parë i vërtetë në këtë ndeshje i paraqitet Juventusit por pas këmbënguljes së dyshes Higuain-Cuadrado, topi i del Khedirës që në një pozicion të shkëlqyer gabon në goditje

5′ El Sharaawy për fare pak nuk gjen Dzekon në krosimin e tij

 

1′ Fillon supersfida e javës së 18-të që mund të vendosë edhe në garën për titull, Roma nis topin e parë

Formacionet zyrtare.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...