Connect with us

Hi, what are you looking for?

Europa League

Juventus-Sevilla, “Zonja e Vjetër” përballë ekspertes së Europa League-s

Juventus pret në Torino Sevillan, me këtë të fundit që është ekspertja e padiskutueshme e këtij kompeticioni. Nga momenti i vështirë që po kalonte në kampionat, ku rrezikoi fundin e tabelës, spanjollët tani janë të qetë në La Liga dhe kanë komoditetin që të mendojnë vetëm për Europën.

Në rrugën e tyre gjejnë Juventusin, që po kalon një sezon shumë të rrëmujshëm, pas përfshirjes në një hetim nga prokuroria italiane për fshehje të bilanceve.

“Zonja e Vjetër” synon që të arrijë suksesin në Europa League, jo vetëm për të marrë një trofe, por dhe për të siguruar një biletë për në Champions edicionin e ardhshëm, pasi nuk ka garancinë nga kampionati, pas rrezikut për zbritje pikësh.

Italianët janë të pamposhtur në Europa League këtë edicion, duke fituar 4 nga 6 ndeshjet e luajtura, ndërkohë që kanë pësuar vetëm 2 gola.

Lexo edhe:

Sevilla e ka fituar 6 herë Europa League-n nga 2006 deri më tani, si asnjë ekip tjetër më parë. Spanjollët duan fitoren e parë jashtë fushe në këtë kompeticion këtë edicion, pasi si udhëtues kanë zhgënjyer.

Sevilla largoi nga gara një nga pretendentët kryesorë në çerekfinale, Manchester United, me rezultatin e përgjithshëm 5-2, duke mundur në shtëpi “Djajtë e Kuq me rezultatin 3-0.

Gjysmëfinalet e Europa League premtojnë një spektakël të garantuar, me të dyja ndeshjet që do të vijnë “live” dhe ekskluzivisht në platformën DigitAlb, në kanalet e dedikuara të SuperSport.

Lajme të tjera

Itali

Nasser Al-Khelaifi është i interesuar për një klub italian. Pronari i PSG-së, po mendon të blejë Sampdorian sipas raportimeve të L’Equipe. Skuadra zhvilloi një...

Kategoria Superiore

Ngjarje e rëndë dhe shumë e shëmtuar në përfundim të sfidës Tirana – Bylis 2-2, e luajtur në Rrogozhinë. Pas vërshëllimë së trefishtë për...

Futboll

Kastriotët janë fitues të finales së Sunday League Albania, pasi mundën minimalisht 1-0 Prestige. Skuadra e drejtuar nga trajneri Gentian Verli triumfoi falë një...

Bundesliga

Pasi humbën titullin në mënyrë dramatike në shtëpi, lojtarët e Dortmundit të drejtuar nga trajneri Edin Terzic shkuan për t’u përshëndetur me tifozët, të...