Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kupa e Italisë

Juventus shpëton sezonin, mposht Atalantën dhe fiton Kupën

Juventus është fituesja e Kupës së Italisë, pasi ia doli të triumfojë me rezultatin 1-2 ndaj Atalantës në finalen e luajtur në “Mapei Stadium”, ku pas më shumë se një viti u rikthyen edhe tifozët në tribuna.

Pas një sezoni zhgënjyes, Kupa ishte mënyra e vetme që bardhezinjtë të mos e mbyllnin pa trofe dhe ia dolën të triumfojnë në një 90-minutësh shumë spektakolar dhe të luftuar në çdo cep të fushës.

Sfida u zhbllokua në minutën e 31-të nga ana e Dejan Kulusevskit, i cili e nisi ndeshjen nga minuta e parë në sulm, në krah të Cristiano Ronaldos, megjithatë zikaltrit rikthyen baraspeshën para fundit të pjesës së parë me anë të ukrainasit Ruslan Malinovsky.

Pjesa e dytë nisi më mirë për Juventusin, që zhvendosi lojën në gjysmëfushën e bergamaskëve dhe fillimisht ishte Chiesa që goditi shtyllën e më pas Gollini që ndali Ronaldon. Megjithatë goli ishte rrotull dhe u shënua pikërisht nga anësori Chiesa, që depërtoi në zonë dhe mposhti gardianin e Atalantës.

Bergamaskët provuan të reagojnë për të barazuar, por nuk ia dolën të thyejnë mbrojtjen e ngjeshur të bardhezinjve, duke bërë që sfida të mbyllet me rezultatin 1-2 dhe Juventusi të fitojë Kupën e Italisë për herë të 14 në histori.

Finalja e fundit e sezonit për bardhezinjtë është pikërisht të dielën ndaj Bolognës, ku do të duhet të fitojnë dhe të shpresojnë që Atalanta t’u bëjë një nder duke ndalur Milanin, për të marrë një vend në zonën Champions.

Ndërkohë Andrea Pirlo fiton trofeun e dytë në harkun e pak muajve, ndonëse është në vitin e tij të parë si trajner, e megjithatë kjo mund të mos mjaftojë që të konfirmohet edhe për një tjetër sezon në pankinën e Juves.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...