Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kupa e Italisë

Juventus siguron finalen, Chiellini jo

Juventusi siguroi kualifikimin për herë të 4-t radhazi në finalen e Kupës së Italisë, teksa eliminuan Atalantën, duke fituar të dy takimet me rezultatin minimal 1-0.

Në sfidën e zhvilluar pasditen e sotme në ‘Allianz Stadium’, vendimtar ishte goli i shënuar nga Miralem Pjaniç, nga pika e 11-metërshit, 15 minuta nga fundi i takimit.

Gjithsesi, duket se edhe në këtë ndeshje bardhezinjtë do të përfundojnë në qendër të akuzave, pasi u ‘shpërblyen’ me një penallti inekzistente, nga gjyqtari Fabbri.

Matuidi u fut në zonën e Atalantës, pas një krosimi dhe u rrëzua në zonë, por pamjet filmike treguan se ishte një fluturim i francezit, më shumë sesa shtyrje e kundërshtarit.

Gjithsesi, skuadra e Allegrit siguron finalen e Kupës së Italisë, në pritje për të mësuar kundërshtarin, që do të vendoset në sfidën e mbrëmjes në ‘Olimpico’, mes Lazios dhe Milanit. Vlen të përmendet se Giorgio Chiellini do të jetë mungesa e madhe e finales së 9 Majit, pas ndëshkimit në takimin e sotëm.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...