Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Juventus vlerëson Cuadradon, i zgjat kontratën për dy sezone

Juan Cuadrado ka bindur Maurizio Sarrin dhe ka marrë një fanellë titullari si mbrojtës i djathtë, ku ka luajtur rregullisht. Kjo ka mjaftuar që drejtuesit e klubit t’i rinovojnë kontratën futbollistit kolumbian, që erdhi si sulmues krahu, por tani është shndërruar në mbrojtës.

Kështu klubi bardhezi ka njoftuar mbrëmjen e sotme se kanë nënshkruar një kontratë të re me Cuadradon, që do t’i mbajë të lidhura palët deri në qershor të vitit 2022.

Juan Cuadrado iu bashkua Juventusit në sezonin 2015-2016 dhe që atëherë, përveçse ka fituar shumë trofe me klubin, ka dhuruar paraqitje mjaft të mirë dhe gola e asiste të shumtë, përveçse ka qenë një xholi për trajnerët, duke mbuluar disa role.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...