Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Juventusi, dominim absolut ndaj Milanit pas ringritjes nga “Calcciopoli”

Sa shumë buzëqeshje numëron Juventusi përballë Milanit, për të cilin është kthyer në një “mace të zezë”, ose më saktë “mace bardhezi”. Që nga rikthimi i Juventusit në Serinë A në sezonin 2007-2008, shumë pak skuadra kanë arritur të marrin pikë ndaj klubit torinez, sidomos që pas ndërtimit të stadiumit. Dominimi i “Zonjës së Vjetër” ka qenë absolut për të vijuar deri në këtë edicion.

Mes të mëdhave të kampionatit italian është pikërisht Milani që e ka pësuar më keq në përballjet me Juven me 45 pikë që kanë përfunduar në shtëpinë e torinezëve nga një total prej 66 pikësh. Ndërkohë që Napoli nga viti 2007 e deri më sot është sfiduar 23 herë më bardhezinjtë në Serinë A, duke grumbulluar një total prej 28 pikësh nga 69 të mundshme. Të dhëna këto që flasin pikërisht për supermacinë e Juventusit në Itali, që viktimën e preferuar ka pikërisht skuadrën milaneze.

Një kuriozitet tjetër është fakti se barazimi i fundit i shënuar mes këtyre dy skuadrave në kampionat daton në 25 shkurtin e vitit 2012, rezultati i famshëm 1-1 i “San Siros”, i çështjes se golit fantazmë të Muntarit. Që nga ai moment në 12 përplasjet mes tyre në Serinë A, 10 fitore kanë shkuar për Juventusin dhe vetëm dy për kuqezinjtë, me një total prej 20 golash të shënuar dhe 8 të pësuar për formacionin bardhezi.  Triumfet e fundit të Milanit datojnë në nëntor të 2012-ës dhe tetor të 2016-ës, të dyja fitoret me rezultatin minimal 1-0.

Duke marrë në konsideratë të gjitha kompeticionet nga viti 2007, përqindja e fitoreve të klubit torinez ndaj atij milanez është akoma më e lartë. Nëse në kampionat Juve arrin në 63.6% dominim, përfshi kupën e Italisë dhe Superkupën e Italisë, pra në të gjitha kompeticonet, totali shkon në 65.5%, me një diferencë të madhe, ku nga 29 takimet në tërësi, 19 suksese janë regjistruar nga Juventusi, 6 nga kuqezinjtë dhe 4 janë barazime. Nga ana tejtër, bilanci i stolit mes atij të Gattusos përballë Allegrit po ashtu rezulton negativ. “Ringhio” tashmë kërkon pikët e fitores në këtë përballje direkte, por ndaj Juventusit dhe CR7 objektivi bëhet edhe më i vështirë.

 

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...