Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Juventusi i bëhet pengesë Realit për Pogbanë, në Torino ëndërrojnë

Ëndrra e tifozëve të Juvetusit për ta riparë Paul Pogbanë me fanellën bardhezi nuk është shuar. Përkundrazi,  sipas spanjolles “AS”, “Zonja e Vjetër” është bërë pengesë për kalimin e francezit te Reali i Madridit.

Pogba e ka pranuar që do t’i pëlqente të luante nën urdhrat e Zinedine Zidane dhe pavarësisht largimit të Jose Mourinhos, me të cilin kishte përplasjeje të vazhdueshme, sërish e ardhmja e tij në “Old Trafford” mbetet në dyshim.

26-vjeçari, kampion bote në fuqi me Francën, ka ngrirë rinovimin e kontratës me “Djajtë e Kuq”, me aktualen që i skadon në vitin 2021. Ai ka kërkuar kohë për të vendosur për të ardhmen e tij. Me një menaxher si Mino Raiola në krah, nuk është e lehtë të vësh pikat mbi “i”, sepse italiani gjithmonë synon një pagë më të lartë.

Në rast të një vendimi përfundimtar për të mos e rinovuar kontratën, Manchester Unitedit i duhet të dëgjojë të gjitha ofertat në drejtim të futbollistit e njëra nga këto oferta pritet të jetë e Juventusit. Kampionët në fuqi të Serisë A duken të vendosur për ta kthyer në Torino mesfushorin.

Sipas “AS”, Agnelli, Nedved dhe Paratici po mendojnë seriozisht për Pogbanë, me mesfushën bardhezi që do të përforcohej me një element të nivelit më të lartë. Sigurisht që edhe Pogbasë nuk do t’i vinte keq nëse e rinis aty ky shpërtheu si futbollist vite më parë.

 

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...